Lajme
Shtëpia e Bardhë ‘tallet’ me Putinin për ri-kandidimin për president të Rusisë
Demokracia
15:42 | 09 Dhjetor 2023

Share:

Vladimir Putin ka konfirmuar se do të rikandidojë për president të Rusisë në vitin 2024.

Vendimi i presidentit rus ka shkaktuar reagime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë një reagim sarkastik nga Shtëpia e Bardhë.

“Epo, kjo do të jetë një garë kuajsh, apo jo?”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, kur u pyet nga gazetarët në lidhje me përpjekjen e udhëheqësit rus për të zgjatur qëndrimin prej dekadash në pushtet.

“Kjo është gjithçka që kam për të thënë lidhje me këtë ngjarje”, shtoi Kirby, shkruan themoscowtimes.

Kujtojmë se 71 vjeçari ka udhëhequr Rusinë që nga fundi i shekullit, duke fituar katër palë zgjedhje presidenciale.

Ai për një kohë të shkurtër ka shërbyer edhe si kryeministër në një sistem ku opozita praktikisht është bërë inekzistente.

Ndryshe, Putin para se të vinte në pushtet ka qenë pjesë e agjencisë ruse të spiunazhit KGB-së.

Të ngjashme