Ambasadore i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka kërkuar sërish nga Qeveria e Albin Kurtit që të punojë urgjentisht në plotësimin e kërkesave të BE-së.
Kërkesat e BE-së janë shtensionimi i situatës në veri si dhe nisja e punimeve për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Këto komente ambasadori gjerman i ka bërë në Twitter teksa ka komentuar takimin e Kurtit me ambasadorin francez, Olivier Guerot si dhe përfaqësuesin gjerman, Matthias Conrad.
”Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri/në dialog. @Olivier_Guerot dhe DHoM-ja ime përsëriti qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratat e fundit të QUINT/ . Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE27. Mbështetje e plotë për @MiroslavLajcak”, ka shkruar ambasadori gjerman.
PM @albinkurti presented his view on current developments in the north/in the dialogue. @Olivier_Guerot and my DHoM reiterated our clear stance in acc. with latest QUINT/🇪🇺 statements. Urgent need to work on objectives of EU27 statement. Full support for @MiroslavLajcak’s efforts https://t.co/wssSaigjqa
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 5, 2023
QUINT-i përmes një deklarate të përbashkët e kishte fajësuar Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veri, duke thënë se “ato veprime ishin të njëanshme”.