ShowBiz
Shtatzënë dhe me stil, Rihanna merr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj gjersa është në pritje të fëmijës së dytë
Demokracia
13:19 | 06 Prill 2023

Share:

Rihanna ktheu kokën teksa mbërriti për një vakt familjar në restorantin “Giorgio Baldi” në Santa Monica të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja 35 vjeçe, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin A$AP Rocky, 34 vjeç, dukej magjepsëse teksa mbante në krahë djalin e saj 10 muajsh të buzëqeshur.

Rihanna dukej tejet me stil e veshur me një fustan të madhësisë së gjerë, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Umbrella” tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa kishte veshur një fund transparent prej tyli poshtë këmishës.

Rihanna i shtoi edhe më shumë shkëlqim dukjes duke vënë një palë syze dielli të zeza dhe taka të zeza.

Djali i Rihannas dukej i adhurueshëm i veshur me rroba blu, ndërsa fotografohej me nënën e tij nga papaparacët që gjendeshin jashtë restorantit.

A$AP kishte veshur ndërkohë një xhup me kapuç lëkure të zezë dhe pantallona të ngjashme.

Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky mirëpritën në jetë djalin e tyre në maj të vitit 2022, por nuk u dhanë fansave një paraqitje të shkurtër të fytyrës së tij deri në dhjetor.

Këngëtarja u bëri fansave një tjetër befasi kur zbuloi gjatë paraqitjes së saj në Super Bowl Halftime se është sërish shtatzënë.

Duket se restoranti “Giorgio Baldi” është restoranti i preferuar i Rihannas gjatë shtatzënisë së saj pasi kjo është hera e dytë këtë javë që ata e vizitojnë atë.

Duke folur për Insider, kamarieri i Rihannas, Marco, zbuloi se këngëtarja nuk dështon kurrë të porosisë ravioli, njoki dhe spageti pomodoro sa herë që hyn, të cilat ndonjëherë mund të arrijnë deri tre netë në javë.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” është parë shpesh duke vizituar restorantin, i cili është gjithashtu i pëlqyer nga yje të tjerë të famshëm si Kim Kardashian.

 

Të ngjashme