Sport
Shtatori mund ta gjejë kombëtaren në krizë, shumica e lojtarëve kanë humbur pozitën e titullarit
Demokracia
14:01 | 22 Gusht 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës e cila nuk pati paraqitje shumë të mira në garat në Ligën e Kombeve duke pësuar dy humbje  nga Greqia të cilat edhe e larguar nga lufta për pozitën e parë në Grup, shtatori mund të jetë edhe më i vështirë për trajnerin Alian Giresse, shkruan Demokracia.com.

Shumica e lojtarëve që edhe bartin barrën kryesore në ekipin “dardan” sikur kanë humbur pozitat e titullarit në skuadrat e tyre, disa për shkak të lëndimeve e disa për shkak të formës jo të mirë, gjë e cila do të jetë problem për përballjet me Irlandën e Veriut dhe Qipron.

Kosova me 24 shtator do të ndeshet fillimisht me Irlandën ndërsa tri ditë më vonë luan me Qipron.

Emrat si Edon Zhegrova, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti, Milot Rashica, Florent Muslija e Donat Rudhani,  nuk janë duke luajtur titullarë, dhe ky do të jetë një problem i madh për Kosovën.

Lajmi mirë është se Vedat Muriqi e ka kthyer formën e mirë dhe kjo po vërehet te Mallorca në La Liga, derisa si gjithmonë i pa kontestueshëm është Amir Rrahmani që vazhdon të luajë në nivel të lartë me Napolin.

Se cila do të jetë zgjidhja e trajnerit Giresse dhe a do të ndryshojnë rrethanat kur kanë mbetur edhe një muaj kohë deri te ato ndeshje, mbetet të shihet, me shpresë se yjet tanë do të stabilizohen dhe do të kenë më shumë përgjegjësi në fushë në ekipet e tyre. /Demokracia.com

 

Të ngjashme