Sport
“Shqiponjat e Zeza” vijnë me një reagim pas aksionit për ndalimin e vizitës së serbëve në Prekaz
Demokracia
17:27 | 17 Korrik 2022

Share:

Tifogrupi i Drenicës “Shqiponjat e Zeza” kanë reaguar pas aksionit për ndalimin e studentëve serbë për të vizituar memorialin në Prekaz.

Tifozeria kuqezi së bashku me dhjetra qytetarë të Skenderajt dolën në rrugë gjatë ditës së sotme në hyrje të fshatit Prekaz për të ndaluar vizitën e paralajmëruar nga studentët serbë, shkruan Demokracia.com.

Studentët serbë iu afruan Prekazit, tifozët e Drenicës i dalin në rrugë autobusit

“Shqiponjat e Zeza” nëpërmjet faqes zyrtare theksuan se ata nuk lejuan kalimin e autobusit, pasi disa nga studentët hezituan që të tregonin mjetet e tyre të identifikimi.

Autobusi i ndaluar nga tifozët e Drenicës nuk transportonte studentët serbë, flasin nga organizata e cila ishte nisur për Prekaz

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Pas publikimit të djeshëm se Shqiponjat e zeza nuk lejojnë asnjë serb të kaloj në Prekaz, në oren 09:00 të mengjesit ka filluar grumbullimi ynë për t’u nisur drejtë Prekazit.

Në mbështetje na dolën qytetarë e shumë veteranë ku rreth ores 13:00 ka mbërritur autobusi me studentë të Universitetit Veror të Prishtinës, autobuss ky me targa të Shqipërisë.

Me të mbërritur ky autobus kemi hasur në dyshimet e para pasi të gjithë dukeshin si studentë, dhe nga Policia e Skënderajit kemi kërkuar identifikimin e secilit prej tyre, me kusht që me ta të jenë edhe përfaqsues nga antarët tanë.

Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.

Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë.

Së pari  me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur.

Duke menduar se çdo gjë kaloi, në oren 14:50 i njejti autobuss tenton të hyjë sërish në Prekaz por edhe këtë herë e pamundur pasi që mburoja drejt tij është e pathyeshme  dhe deri sa të identifikohen të gjithë ai autobuss nuk do të kaloi në Prekaz.

E cekim sërish që qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi yn.

Ndjesë për studentët që më tė vertetë kan dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqët!”./Demokracia.com/

Të ngjashme