Sport
Autobusi i ndaluar nga tifozët e Drenicës nuk transportonte studentët serbë, flasin nga organizata e cila ishte nisur për Prekaz
Demokracia
14:42 | 17 Korrik 2022

Share:

Gjatë ditës së sotme (e diel) është paralajmëruar një vizitë në Prekaz nga një grup studentësh serbë, në kuadër të organizimit të Universitetit Veror të Prishtinës.

Me të kuptuar lajmin, tifozët e Drenicës “Shqiponjat e Zeza” dhe një grup të qytetarëve të Skenderajt dolën në rrugë për të ndaluar vizitën e tyre në memorialin në Prekaz.

Në disa pamje të publikuara në media, shihen tifozët drenicas që me të parë një autobus në hyrje të fshatit dalin në rrugë për ta ndaluar, me dyshimin se aty ishin studentët serbë.

Megjithatë, e gjitha kjo del të jetë një keqkuptim. Përveç studentëve serbë, Prekazin kanë synuar ta vizitojnë edhe një tjetër organizatë joqeveritare, “Organizata Qendra Kosovare për Diplomaci”, e që autobusi i ndaluar nga tifozët po bartte pikërisht këta të fundit së bashku me 60 studentë tjerë nderkombëtarë, por asnjë nga rajoni.

Themeluesi dhe organizatori i kësaj organizate, Labinot Hajdari në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se e gjitha ishte një keqkuptim.

Ka qenë një keqkuptim. Autobusi që është ndal nga tifozët nuk është nga organizimi i fakultetit të Prishtinës. Është organizim tjetër. Është organizatë joqeveritare për diplomaci. Policia na lejoi në fakt, por duke parë tifozët e shmangëm rrugën për të mos pasur probleme. Ajo që na befasoi ishte se identifikimin tonë e bëri një polic dhe një pjesëmarrës i tifozëve që kishin dalur në rrugë”, ka thënë për Demokracia.com, Labinot Hajdari, organizator dhe themelus i Organizatës Qendra Kosovare për Diplomaci./Demokracia.com/

Të ngjashme