Sport
Studentët serbë iu afruan Prekazit, tifozët e Drenicës i dalin në rrugë autobusit
Demokracia
14:01 | 17 Korrik 2022

Share:

Në kuadër të Universitetit Veror të Prishtinës, një grup studentësh serbë planifikohej që ta vizitonin Prekazin, vendin historik ku ranë dëshmorë komandant Adem Jashari me familje.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen tifozët e Drenicës teksa i dalin në rrugë një autobusi që dyshohet se janë studentët serbë të cilët ia kanë mësyer Prekazit.

Pas paralajmërimit të kësaj vizite, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, kanë dalë në rrugë për t’i ndalur studentët serbë të futen në këtë memorial.

Madje njëri nga tifozët ka vendosur flamurin e UÇK-së në shpinë.

Që nuk do ta lejojnë këtë vizitë, “Shqiponjat e Zeza” kanë treguar edhe mbrëmë vonë.

Ata kanë thënë se nuk do ta lejojnë vizitën e tyre në Kompleksin Memorial ku prehen eshtrat e familjarëve dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, që ranë heroikisht në përballje me forcat serbe.

Të ngjashme