Lajme
Shqipëria, vendi i dytë me mbështetjen më të vogël për Covid dhe inflacion në rajon
Demokracia
13:32 | 07 Qershor 2022

Share:

Qeveria e Shqipërisë është shteti i dytë që siguroi mbështetjen më të vogël në rajon si vend në nevojë, sipas Bankës Botërore, shkruan Euractiv.

Në një raport pas pandemisë dhe krizës së çmimeve nga pushtimi i Ukrainës, sipas përqindjes së GDP, Shqipëria ishte e dyta pas Malit të Zi, përcjell Demokracia.com.

Shqipëria përfshiu vetëm 0.3% mbështetje të GDP, në mënyrë që të ndihmojë qytetarët e saj për shkak të pandemisë dhe rritjes së inflacionit. Kosova siguroi mbështetje dy herë më shumë se Shqipëria, 0.7%. Maqedonia e Veriut kishte ndihmën më të madhe, 3.6%. Ndërsa, Serbia me 2%. Mali i Zi siguroi vetëm 0.2%, kurse Bosnja siguroi 0.6%.

Shqipëria qëndron me mbështetjen më të vogël në rajon, edhe pse nga periudha janar-prill 2022 arka e shtetit u ngrit në vlerë rreth 300 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.

Guvernatori Gent Sejko thirri për rregullat fiskale për mbështetjen e atyre individualëve dhe bizneseve që ishin më të prekurat nga inflacioni.

“Duke bërë ashtu, ndërhyrja do të jetë më efektive, por nuk do të ketë dëme për treguesit e borxheve publike”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme