Lajme
Shqipëria siguron edhe 50 mijë vaksina anti-COVID
Demokracia
18:55 | 31 Mars 2021

Share:

Shqipëria ka siguruar edhe 50 mijë vaksina kundër COVID-19, nga kompania AstraZeneca.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka treguar më herët se ka siguruar afro 40 mijë doza të vaksinës nga AstraZeneca. Ndërsa përveç me AstraZeneca, Shqipëria  ka kontratë edhe me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e mbi 500 mijë dozave të vaksinës së saj.

Theksojmë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 125 mijë e 157 raste pozitive, prej tyre 91 mijë e 271 janë shëruar, 31 mijë e 651 janë raste aktive, ndërsa 2 mijë e 235 persona kanë humbur betejën me sëmundjen e rrezikshme./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158659252931523

Të ngjashme