ShowBiz
Shpallen fituesit e natës finale të festivalit “Kënga Magjike”
Demokracia
21:51 | 29 Maj 2021

Share:

“Kënga Magjike 2021”, një prej festivaleve kryesore që promovon talentet muzikore sonte ishte në natën e saj finale.

Kras dhe Urban Band ishin në konkurrencë të fortë për çmimin e ‘Artisti i ri”, shkruan Demokracia.com

Përfundimisht, ishin rok bendi që fitoi këtë garë, e cila u bazua në këngën e tyre dhe performamcën poashtu.

Me këtë rast ata fituan titullin “Big” me këngën që quhej “Edhe një natë”.

Sistemi i votimit në Kënga Magjike ishte i ndarë në tre pjesë. Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Pas 22 vitesh, për shkak të situatës së pandemisë Kënga Magjike, nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Marsela Çibukajt, erdhi e konceptuar ndryshe, si një koncert show në studion e “E Diela Shqiptare”.

Kupa Magjike për këtë edicion të 22 të festivalit Kënga Magjike shkoi për Alban Ramosaj, me këngën “Thikat e mia”.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.

Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band.

Ndërsa çmimin Best International Artist e rrëmbeu artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.

/Demokracia.com/

.

Të ngjashme