Auto&Tech
Shoferët e Teslas mund të luajnë derisa vozisin makinën
Demokracia
12:23 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Tesla po i lejon shoferët të luajnë video-lojëra në ekranet e automjetit derisa ata vozisin.

“E provova vetëm për pesë sekonda dhe më pas e fika”, tha pronari i një makine Tesla, Vince Patton për New York Times. “Për mua, thjesht duket e rrezikshme”.

Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, funksioni thuhet se ka qenë i disponueshëm për disa kohë. Duke marrë parasysh që kompania tashmë po përballet me një shqyrtim të ashpër për të prezantuar sistemin e saj ende të papërfunduar Full Self-Driving për klientët, nuk është saktësisht një pamje e mirë.

Të kesh shoferë të pavëmendshëm gjatë timonit, duke i lejuar ata të luajnë video-lojëra të ndryshme mund të ngjallë reagime tek rregullatorët.

Kompania lëshoi një përditësim në verë që thuhet se i lejon shoferët të luajnë Solitaire, lojën e avionëve luftarakë Sky Force Reloaded dhe titullin strategjik The Battle of Polytopia: Moonrise ndërsa ishin në rrugë.

Të ngjashme