Lajme
Shkencëtarët po zhvillojnë një pajisje të re monitoruese të kancerit të gjirit, jo-invazive
Demokracia
18:28 | 18 Mars 2024

Share:

Shkencëtarët po zhvillojnë një pajisje që përshtatet brenda një sutiene dhe mund të monitorojë nëse po zhvillohet një tumor i kancerit të gjirit.

Pajisja, sipas tyre, do të sigurojë një metodë të re jo-invazive për zbulimin e rritjes së tumorit që pacientet mund ta përdorin “në komoditetin e shtëpive të tyre”.

Në zhvillim nga objekti i inovacionit të teknologjive mjekësore të Universitetit Nottingham Trent (NTU), pajisja do të përdorë një rrymë elektrike për të skanuar dhe zbuluar ndryshime të vogla në lëngjet brenda dhe jashtë qelizave në gji.

Për shkak se idi i tumorit është më i dendur se indi i shëndetshëm dhe përmban më pak ujë, pajisja do të jetë në gjendje të matë ndryshimet dhe rritjen e tumorit në kohë reale deri në 2 milimetër.

Studiuesit thonë se pajisja mund të përdoret në sutienat e një pacienteje ose të zhvillohet si një sutienë e re që përfshin pajisjen, e cila do të regjistronte të dhënat dhe do t’ia dërgonte përdorueseve dhe ekipit të tyre mjekësor përmes telefonave inteligjentë.

Ekipi që qëndron pas po synon ta transferojë pajisjen në prova klinike brenda disa viteve të ardhshme.

“Teknologjia do të matë ndryshimet në indet e gjirit dhe do të ndihmonte në përmirësimin e shanseve të mbijetesës së pacientes ”, ka thënë Yang Wei, ekspert në tekstile elektronike dhe inxhinieri elektronike.

“Kanceri i gjirit mund të rritet kaq shpejt; mund të jetë 1 milimetër në gjashtë muaj ose 2 milimetra në gjashtë javë. Kjo do të ishte një masë shtesë për të parë se sa shpejt rritet tumori”.

Sipas tij, po hapet një derë e re në hetimin e një zbulimi alternativ të kancerit të gjirit që mund të bëhet në komoditetin e shtëpisë, duke ruajtur burimet thelbësore spitalore.

Studiuesit shpresojnë se pajisja do të përmirësojë punën jetike të monitorimit të tumoreve, gjë që mund të jetë e vështirë për t’u bërë me saktësi.

Të ngjashme