Lifestyle
Shkencëtarët identifikojnë qelizat e lëkurës që mund të jenë çelësi për trajtim më të mirë të akneve
Demokracia
12:29 | 22 Shkurt 2022

Share:

Është identifikuar një lloj qelize e lëkurës që luan një rol të rëndësishëm në luftimin e akneve, një zbulim që studiuesit thonë se mund të çojë në mënyra të reja për të trajtuar sëmundjen e zakonshme të lëkurës.

Dihet se folikulat e flokëve janë faktorët kryesorë në zhvillimin e akneve, por ky studim sugjeron që qelizat e tjera të lëkurës mund të kenë një ndikim më të madh.

“Këto gjetje mund të transformojnë mënyrën se si ne i trajtojmë aknet”, tha autori i studimit Dr. Richard Gallo.

“Më parë, mendohej se gjëndrat e flokëve ishin më të rëndësishmet për zhvillimin e akneve. Në këtë studim, ne shikuam qelizat jashtë folikulit të flokëve dhe zbuluam se ato kishin një efekt të madh në kontrollin e baktereve dhe zhvillimin e akneve”, tha Gallo.

Autori i parë Alan O’Neill, tha se studiuesit shikuan në mënyrë specifike rolin e këtyre qelizave, të cilat zakonisht ofrojnë mbështetje strukturore në shtresat më të thella të lëkurës.

“Ajo që ne zbuluam në vend të kësaj ishte se këto qeliza u aktivizuan për të prodhuar sasi të mëdha të një antimikrobiku të rëndësishëm, katelicidinën, në përgjigje të baktereve që shkaktojnë puçrra fytyre të quajtur Cutibacterium acnes”, tha O’Neill.

Studimi, i cili përfshinte ekzaminimin e biopsive të lëkurës nga pacientët me akne dhe kërkimin në minj laboratori, u botua së fundmi në revistën Science Translational Medicine.

O’Neill tha se gjetjet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të identifikojnë trajtimet që synojnë aftësinë e fibroblastit për të prodhuar katelicidinën, duke krijuar kështu një terapeutik për aknet që do të ishte më selektiv me efekte anësore potencialisht më pak të dëmshme.

Të ngjashme