Lifestyle
5 truke si të mos shqetësoheni për gjëra që nuk i kontrolloni dot
Demokracia
21:36 | 24 Prill 2024

Share:

Ndonjëherë, duket sikur ankthi dhe pasiguria janë bashkëudhëtarë të jetës së përditshme. Një ndjesi ankthi e lehtë është normale, por kur niveli rritet, situata shpesh mund të dalë jashtë kontrollit. Ndaj, është e rëndësishme të gjejmë mënyra për ta menaxhuar stresin apo situatat për të cilat nuk mund të kemi kontroll absolut mbi to.

Ekspertët pajtohen në idenë se këto pesë truke do t’ju lehtësojnë nga çështjet problematike dhe mendimet ankthioze për t’u ndjerë të çliruar dhe në paqe me veten.

1 Ndryshoni qasjen ndaj gjërave dhe situatave

Nëse keni pikëpyetje në kokën tuaj, atëherë zgjidhja është që të mos bëheni peng i situatave me dilema për të kapërcyer mendimet e frikshme apo shqetësuese. Një ndryshim i mendësive dhe qasjes është sekreti për të qenë në harmoni me gjithçka ndodh rrotull jush.

2 Merrni frymë thellë

Ekziston një lidhje e ngushtë midis gjendjeve tona fiziologjike dhe mendore, saqë kur trupi ynë nxehet nga shqetësimet, mendja jonë tensionohet. Një rrugë e thjeshtë drejt gjendjes së lehtësisë së brendshme është frymëmarrja e thellë. Bëjeni tre herë këtë veprim dhe nxirreni frymën ngadalë për të parë brenda pak minutave se si frenimi i mendimeve shqetësuese ndodh si me magji.

3.Mbështetuni te spiritualiteti

Strategjia e shumë njerëzve për të larguar mendimet ankthioze janë lutjet në qetësi, për të kuptuar fuqinë e të mbinatyrshmes.

4 Filloni me gjetjen e zgjidhjeve për probleme të ndryshme

Shqetësimi nuk është zgjidhja e problemeve, por e kundërta është e vërtetë. Ndaj, fokusohuni te gjetja e zgjidhjeve për probleme të ndryshme, kontrolloni mendimet dhe idetë tuaja, shkruajini në një letër dhe çdo situatë do e keni më të thjeshtë.

5 Shijoni pikat tuaja të forta

Në vend që të shqetësoheni për gjërat e këqija, bëni një dialog të brendshëm me veten dhe fokusohuni te pikat tuaja të forta. Përtej frikës, ka një horizont në mendjen tonë që rri larg shqetësimeve dhe problemeve dhe ky është tempulli i pikave tuaja të forta. Kanalizoni energjitë dhe veprimet këtu dhe do të ndiheni në paqe me veten dhe të tjerët rrotull jush.

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024