Sport
Shkëlqeu ndaj Portugalisë, por dështoi ndaj Francës, futbollisti maroken vendos një rekord negativ
Demokracia
11:47 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Heroi që i dhuroi kualifikimin Marokut, En-Nesiri, në çerekfinalen ndaj Portugalisë, zhgënjeu ndaj Francës mbrëmë, duke vendosur një rekord negativ.

Marokeni e preku vetëm tre herë topin ndaj “Gjelave”, dukë shëtitur fanellën në fushë si një lojtar inekzistent.

Kjo është hera e parë në historinë e Kupës së Botës, që nga vitit 1966, që një lojtar, i cili është aktivizuar për të paktën 45 minuta në një ndeshje, që e ka prekur kaq pak herë topin.

Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 66-të, duke i lënë vendin Hamdallahut./Demokracia.com/

Të ngjashme