Sport
Shkëlqeu kundër Udineses, Amir Rrahmani në formacionin më të mirë të javës
Demokracia
11:40 | 21 Shtator 2021

Share:

Napoli e ka fituar bindshëm ndeshjen e mbrëmshme ndaj Udineses si mysafir në Serie A.  Skuadra e Luciano Spalletit fitoi me rezultat 0:4.

Njërin nga katër golat e shënuar nga napolitanët e ka realizuar Amir Rrahmani, i cili ka realizuar golin e dytë të kësaj ndeshje në minutën e 35-të.

Mbrojtësi kosovar pas një asistimi nga Koulibalyt e ka tundur rrjetën me kokë.  Për golin dhe paraqitjen e mbrëmshme, Rrahmani është vlerësuar me notën 8.3.

Gjithashtu, ai është përfshirë në formacionin e më të mirëve të javës së katërt në Serie A. /Demokracia.com

Të ngjashme