Auto&Tech
“Shkarkon 80 mijë filma në 1 sekondë”, Japonia thyen rekordin për shpejtësinë e internetit
Demokracia
13:40 | 24 Maj 2023

Share:

Inxhinierët në Japoni kanë vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë e internetit. Shpejtësia në këtë rast është aq e madhe sa mund të shkarkoni thuajse 80 mijë filma në vetëm një sekondë.

Shpejtësia e internetit matet kryesisht nga sasia e të dhënave që mund të transmetohen në dy pajisje në një sekondë.

Rekordi në këtë rast është 319 terabit për sekondë. Kjo është sa dyfishi i rekordit të mëparshëm për shpejtësinë më të madhe të internetit dhe 7.6 milionë herë më shpejt se shpejtësia mesatare e internetit që kemi në shtëpi.

Për të thyer rekordin botëror për shpejtësinë më të madhe të internetit, studiuesit në Institutin Kombëtar të Informacionit dhe Teknologjive të Komunikimit në Japoni zhvilluan një fibër optike eksperimentale me katër bërthama, në vend të një bërthame siç ndodh kryesisht.

Më pas ata kombinuan fibrën me një lazer që lëshon impulse në gjatësi vale të ndryshme dhe teknika të shumëfishta të amplifikimit të sinjalit. Kjo u mundësoi atyre të transmetonin të dhëna në një distancë prej më shumë se 1800 milje me 319 Tb/s.

Lazeri dhe amplifikuesit e përdorur për të thyer rekordin e shpejtësisë më të madhe të internetit nuk janë të lirë, ndaj mos prisni internet me shpejtësi 300 Tb/s në shtëpitë tuaja në një të ardhme të afërt.

Të ngjashme
Auto&Tech • 29 Maj 2024