Lajme
Shi dhe borë, parashikimi i motit për fundjavë
Demokracia
18:35 | 18 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

“Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për vikend (19 & 20 nëntor 2022)!

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme