Sport
Shënon Llapi, e ngushton rezultatin
Demokracia
15:51 | 05 Prill 2023

Share:

Llapi e ka ngushtuar rezultatin ndaj Gjilanit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Trimror Selimi e shënoi golin e parë të vendësve pas një asistimi të Festim Alidemës.

Paraprakisht, gjilanasit shënuan dy herë me Granit Jasharin dhe Përparim Islamin, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë po luajnë edhe Vushtrria me Prishtinën, në duelin tjetër gjysmëfinal.

Vushtrriasit janë në epërsi me golin e Henry Chibuezes.

Në këtë fazë ekipet do të luajnë në sistemin vajtje-ardhje, për t’u përcaktuar më pas finalisti

Të ngjashme