Lajme
‘Shën’ Muja i VV-së dënon dhunën në Kuvend: Krim i organizuar
Demokracia
14:02 | 13 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja pas përleshjes fizike në Kuvend ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Periskopi.

Muja e quan “krim të organizuar në 3 fronte”, duke përmendur PDK-në, PSD-në, gazetarin Berat Buzhala e Baton Haxhiun.

“Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë. E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit. Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre”, ka shkruar ndër të tjera Muja.

Kujtojmë se Muja vjen nga një parti e cila në Kuvend kishte përdor dhunë fizike duke përfshirë edhe gaz lotësjellës.

Postimi i tij i plotë:

Krimi i organizuar në 3 fronte:

PDK sulmoi në Kuvend.

Paterica PSD sulmoi jashtë Kuvendit.

Baton Haxhiu e Berat Buzhala sulmojnë nëpër studio televizive e portale.

Zgjodhen momentin tash, sepse nuk duan ta lënë Kosovën t’i fitojë betejat që duket se do t’i fitojë.

E gjitha kjo vjen si rezultat i luftës së suksesshme ndaj krimit jo vetëm në veri por edhe në Prishtinë e kudo. Kumbarët e krimit, pavarësisht etnive, kanë mbështetur dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ky është koncerti i krimit të organizuar i ditëve të sotme që në fakt është krimi i organzuar i gjithë viteteve të pasluftës që askush nuk ua prishi tymin e duhanit.

Është i qartë frustrimi i tyre. Është i qartë shpërthimi i tyre.

Të ngjashme