Lajme
Shefja e re e USAID-it zotohet të mbështesë Gjykatën Kushtetuese, takohet me kryetaren
Demokracia
15:10 | 27 Shkurt 2024

Share:

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka ka takuar shefen e re të misionit të USAID-it në Kosovë, Eileen Devitt, njoftoi në një komunikatë për media GJK.

Kryetarja Caka – Nimani në vazhdim e informoi znj. Devitt më në detaje përkitazi me punën e deritanishme të Gjykatës, përbërjen aktuale të saj, praktikën e konsoliduar gjyqësore, si dhe për progresin e arritur në nivel vendi në aspektin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e drejtësisë kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

Pasi që e falënderoi kryetaren Caka – Nimani për mikpritjen, znj. Devitt shprehu mirënjohjen e saj për mundësinë e shërbimit në Kosovë dhe u zotua për vazhdimin e përkrahjes së USAID-it ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe për institucionet e tjera në vend”, përfundon komunikata.

Të ngjashme