Lajme
Shefi i zyrës së BE-së nis takimet me opozitën, temë mbështetja e implementimit të marrëveshjes
Demokracia
15:44 | 21 Mars 2023

Share:

Tomas Szunyog, shef i Bashkimit Evropian në Kosovë, është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kështu ai ka nisur takimet me liderët e opozitës, pasi në Ohër është arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse nuk u nënshkrua.

“U takova sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar në Twitter shefi i zyrës së BE-së.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë shprehur kritika të shumta për qasjen e kryeministrit Albin Kurti në dialog, përfshirë edhe marrëveshjen e Ohërit.

Opozita thotë se Kosova e ka humbur mundësinë që tani ta marrë njohjen nga Serbia.

Të ngjashme