Lajme
Shefi i Shtabit të Forcave të Ukrainës thyen heshtjen pasi një pajisje vëzhgimi u gjet në zyrën e tij
Demokracia
15:43 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Një pajisje vëzhgimi u gjet në zyrën e shefit të shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.

Një gjë e tillë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e njoftoi Shtabi i Përgjithshëm më 18 dhjetor.

Siç bëhet e ditur më tej, pajisja u zbulua gjatë një kontrolli rutinë më 17 dhjetor.

“Pajisja e vëzhgimit u instalua në zyrat e caktuara për punën e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe punonjësve të aparatit që ofrojnë mbështetje për aktivitetet e tij”, citohet të ketë thënë Shtabi i Përgjithshëm.

Dhe ndërkohë ka ardhur edhe një koment nga Zaluzhnyi.

Në një koment për RBC-Ukrainë, Zaluzhnyi tha se zyra nuk ishte vendi i tij i rregullt i punës, pasi ai punon në disa lokacione.

“Unë do t’ju them këtë: kjo është dhoma që duhej të përdorja sot. Nuk kam qenë atje (në zyrë) për një kohë të gjatë”, ka thënë Zaluzhnyi, duke komentuar incidentin për herë të parë.

Ndryshe, ditë më parë, disa media raportuan se në zyrën e Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura u gjetën pajisje vëzhgimi – raportim që u konfirmua edhe nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës.

Të ngjashme