Auto&Tech
SHBA tërheq urdhërin për të ndaluar përdorimin e TikTok
Demokracia
17:08 | 09 Qershor 2021

Share:

Shtëpia e Bardhë ka shfuqizuar urdhrat e Donald Trump për të ndaluar aplikacionet TikTok dhe WeChat dhe do të rishikojë format për të identifikuar rreziqet e sigurisë kombëtare me aplikacionet e programeve të lidhura me Kinën, thanë zyrtarët të mërkurën.

Një urdhër i ri ekzekutiv detyron Departamentin e Tregtisë që të ndërmarrë atë që zyrtarët e përshkruajnë si analiza me “prova të bazuara” të transaksioneve që përfshijnë aplikacionet.

Zyrtarët janë të shqetësuar për aplikacionet që mbledhin të dhënat e përdoruesve ose që kanë lidhje me ushtrinë kineze apo aktivitete të inteligjencës.

Departamenti do të nxjerrë rekomandime se si të mbrohen tutje informacionet personale të amerikanëve dhe do të identifikojë rreziqet që vijnë nga aplikacionet e lidhura me Kinën.

Administrata e ish-presidentit Trump gjatë verës së vitit 2020 pati pretenduar se TikToku është kërcënim për sigurinë kombëtare pasi mbledh të dhënat e përdoruesve dhe tentoi ta bllokonte përdorimin e tij në SHBA.

Të ngjashme