Lajme
SHBA-të konsiderojnë sanksione për bankat kineze që ndihmojnë Rusinë
Demokracia
14:21 | 23 Prill 2024

Share:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë sanksione që kërcënojnë të ndërpresin disa banka kineze nga sistemi financiar global.

Këtë, duke shpresuar se do të ndalojnë mbështetjen tregtare të Pekinit për prodhimin ushtarak rus.

Kështu ka raportuar Wall Street Journal.

Teksa Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken mbërrin sot në Pekin, pyetja është nëse edhe kërcënimi i SHBA-ve për të përdorur një nga mjetet e tyre më të fuqishme të detyrimit financiar mund të dëmtojë tregtinë komplekse dhe të lulëzuar midis Pekinit dhe Moskës.

Kjo e fundit ka lejuar Kremlinin të rindërtojë ushtrinë nga më shumë se dy vjet luftime në Ukrainë.

Të ngjashme