ShowBiz
“Sfida e rezistencës”| Nita dhe Dea dorëzohen pas mbi 14 orësh, paratë e fituara i dhurojnë për fëmijët me autizëm në Kosovë
Demokracia
13:39 | 04 Shkurt 2023

Share:

“Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania.

Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë.

Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin skualifikoheshin nga loja.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.

Dy banoret që rezistuan më së shumti ishin këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi dhe Dea Mishel.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

At qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe pas gjithë kësaj kohe ato vendosën që të bëjnë një pakt me njëra-tjetrën.

Amos i ndihmojmë që të numëronin deri një 10-të dhe njëra nga to obligohej që të lëshonte butonin e para.

 

Ishte Dea ajo që hoqi dorën e para dhe disa sekonda më vonë të njëjtën gjë e bëri edhe Nita.

Megjithatë, Nita dhe Dea ranë dakord që parat e fituara nga sfida t’i dërgonin për shoqatën e fëmijëve me autizëm në Kosovë.

Theksojmë që në lojë ishin të përfshirë të gjithë banorët, dy të tjerë që rezistuan gjatë ishin edhe Efi dhe Armaldo me nga 12 orë.

Të ngjashme