Sport
Sezoni i Chelseat mund të përmblidhet me këtë veprim: Tre lojtarë dolën përballë portierit dhe nuk shënuan
Demokracia
16:05 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Wolves dhe Chelsea aktualisht janë duke luajtur ndeshjen e xhiros së 18-të në Ligën Premier dhe kishin mundësinë që në pjesën e parë të kalonin në avantazh.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, lojtarët vendas humbën topin në gjysmën e tyre dhe tre lojtarë të Chelseat u nisën të vetëm drejt portës së Wolverhampton.

Raheem Sterling mori topin, ndërsa Cole Palmer dhe Nicolas Jackson ishin pranë tij dhe goli ishte pothuajse i pashmangshëm.

Megjithatë, Sterling u tregua egoist dhe nuk ua kaloi topin shokëve të skuadrës, por vendosi ta përfundonte vetë aksionin.

Ai gjuajti në drejtim të portierit Jose Sa, i cili kështu shpëtoi një gol të sigurtë, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.Ky veprim i Sterling ilustron më së miri sezonin e tyre të tmerrshëm në të cilin ata janë në vendin e dhjetë dhe janë më afër zonës së rënies, sesa afër vendeve që të çojnë në Evropë.

Të ngjashme