Lajme
Sërish paralajmërohet protestë në Serbi kundër dallavereve në zgjedhjet e dhjetorit
Demokracia
18:05 | 24 Janar 2024

Share:

Miroslav Aleksiç, njëri nga bartësit e listës “Serbia kundër dhunës”, sipas N1, ka paralajmëruar sërisht protestë të re “kundër vjedhjes së zgjedhjeve” në Serbi, që u mbajtën në dhjetor të vitit 2023.

Sipas N1, protesta pritet të mbahet të premtën më 26 janar me fillin nga ora 18:00.

Ai tha se të premten do të bëhet edhe një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve dhe se protesta do të fillojë para Gjykatës Kushtetuese.

“Ne vazhdojmë luftën në institucione dhe në rrugë dhe në komunitetin ndërkombëtar,” – ka thënë Aleksiç.

Të ngjashme