Lajme
Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, deklarohet policia
Demokracia
15:54 | 15 Shkurt 2022

Share:

Gjatë ditës së martë sërish ka pasur alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar në detaje se rreth orës 15:00, policia ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë”, ka thënë tutje Ahmeti. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme