Sport
Serie A zgjedh më të mirët – dominojnë yjet e Napolit
Demokracia
18:33 | 02 Qershor 2023

Share:

Lega Serie A ka zgjedhur lojtarët më të mirë të sezonit, ku përfshihen Victor Osimhen, Nicolo Barella, Kim Min-jae, Nicolò Fagioli dhe Ivan Provedel.

Edicioni 2022/23 mbyllet të dielën dhe ka ende disa gjëra për t’u vendosur, siç është vendi përfundimtar i rënies dhe kush do të shkojë në Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencave.

Napoli dominoi fillimi në fund dhe nuk është çudi që ata paraqiten me më shumë lojtarë në mesin e më të mirëve.

Lojtari më i mirë për edicionin 2022/23 u shpall ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, që drejtoi skuadrën drejt titullit kampion.

Osimhen është në rrugën e duhur për t’u emëruar ‘Capocannoniere’ dhe për këtë arsye është edhe sulmuesi më i mirë i sezonit, duke lënë pas Lautaro Martinezin e Interit dhe Rafael Leaon e Milanit.

Shoku i tij i skuadrës në Napoli, Kim Min-jae, fiton titullin si mbrojtësi më i mirë, duke mposhtur Giovanni Di Lorenzo dhe Theo Hernandezin.

Çmimi për mesfushorin më të mirë shkon për lojtarin e Interit, Nicolo Barella, i cili u preferua më shumë se Adrien Rabiot i Juventusit dhe Sergej Milinkovic-Savic i Lazios.

Ivan Provedel i Lazios u shpall portieri më i mirë përpara Michele Di Gregorio të Monzas dhe Lukasz Skorupski të Bolognas.

Ekziston gjithashtu një çmim i veçantë për lojtarin më të mirë italian U-23, i cili shkoi për produktin e të rinjve të Juventusit, Nicolo Fagioli, që mposhti Tommaso Baldanzin e Empolit dhe Giorgio Scalvinin e Atalantas. /Telegrafi/

Të ngjashme