Lajme
Serbët e ngujuar në objektin në veri furnizohen me ushqim
Demokracia
15:38 | 08 Shtator 2023

Share:

Punëtorët e komunitetit serb që punojnë ilegalisht si struktura paralele në objektin komunal në Lagjen e Boshnjakëve, po furnizohen me ushqim nga jashtë.

Pamjet janë kapur nga ekipi i Klan Kosova që po qëndron atje, ku janë parë disa të rinj teksa fusin ushqim brenda objektit, pikërisht në ditën kur përfundon afati për lirimin e objektit.

Urdhri për lirim të objektit është lëshuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Në lidhje me urdhrin e komunës, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për asistencë të lirimit të objektit.

“Deri në këtë moment nuk kemi kërkesë për asistencë, sidoqoftë ne jemi të përgatitur që në rast se kërkohet asistenca ne ta ofrojmë të njëjtën, nuk kemi ndonjë problem, sepse edhe kemi krijuar përvojë në pjesën veriore të Kosovës për intervenime, por nuk ka pasur ndonjë kërkesë të tillë”, tha Elshani.

Por, sipas Elshanit, në momentin që kërkohet nga policia asistencë, ata do të jenë të gatshëm ta ofrojnë atë.

Të ngjashme