Lajme
Katër raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve në Prishtinë
Demokracia
10:19 | 07 Maj 2024

Share:

Katër raste të dhunës në familje u regjistruan gjatë së hënës së 6 majit në Prishtinë.

Dy raste të dhunës u raportuan në Fushë Kosovë, derisa një tjetër në Prishtinë e Obiliq.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në njërin rast burri kishte sulmuar gruan së bashku me vajzat e tij, derisa në rastin tjetër një burrë pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij, njofton Klankosova.tv

Derisa, në Prishtinë, viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht.

Lidhur me rastin, në prezencë  të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me dy fëmijët e saj.

Ndërsa, në Obiliq ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar,  i cili nuk ka qëndrueshmëri  psikike ka shkaktuar dhunë ndaj saj.

Të ngjashme