Lajme
Senatori amerikan i bëri thirrje Biden që ta vrasë Putinin, reagon Shtëpia e Bardhë
Demokracia
21:15 | 04 Mars 2022

Share:

Shtëpia e Bardhë është distancuar nga deklaratat e senatorit Lindsey Graham, i cili tha se “dikush duhet ta vrasë presidentin rus, Vladimir Putin”.

Zëdhënësja e Qeverisë Amerikane, Jen Psaki, ka thënë se ky nuk është qëndrim i SHBA-së, përcjell Demokracia.com.

“Ky nuk është qëndrim i qeverisë së SHBA-së dhe sigurisht nuk është një deklaratë që do ta dëgjoni ndonjëherë nga goja e dikujt që punon në këtë administratë”, ka thënë ajo.

Sentatori Graham më herët të premten deklaroi se mënyra e vetme për ta përfunduar konfliktin Rusi-Ukrainë është që të vritet Vladimir Putin.

Sipas tij, SHBA-ja do t’i bënte mirë vetës dhe botës me vrasjen e Putinit, përcjell Demokracia.com.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden ka vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë e po ashtu ka sanksionuar disa oligarkë rusë që posedojnë pasuri të mëdha në Amerikë.

SHBA dhe aleatët po identifikojnë 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, duke përfshirë firma që ofrojnë mbështetje teknologjike dhe materiale për ushtrinë ruse.

SHBA synon gjithashtu “eksportet e teknologjisë” në sektorin e rafinimit të naftës, për të cilin ata thonë se mund të ndihmojnë SHBA-në të lëvizë drejt qëllimit të saj për të “degraduar statusin e Rusisë si një furnizues kryesor i energjisë me kalimin e kohës./Demokracia.com/

 

Të ngjashme