Lajme
Selmanaj i ashpër: Në vendet demokratike hajnat i mbron avokati, në Kosovë i mbron kryeministri
Demokracia
11:13 | 21 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj prokurorëve dhe mbrojtjes së tyre ndaj të dyshuarve për hajninë në rezervat e shtetit.

Selmanaj madje ka thënë se në vendet demokratike hajant i mbron avokati, kurse në Kosovë kryeministri.

Postimi i plotë:

Në vendet demokratike, hajnat dhe shkelësit e ligjit, i mbron dhe i përfaqëson avokati.

Në Kosovën tonë, i mbron dhe i përfaqëson Kryeministri dhe qeveria e tij.

Në vendet demokratike hajnat dhe shkelësit e ligjit, i ndjekë dhe i akuzon prokuroria.

Në Kosovën tonë, prokurorët dhe organet ndjekëse, i linqon dhe i sulmon Kryeministri dhe qeveria e tij.

E papranueshme, e dënueshme, e gërditshme!

Të ngjashme