Lajme
Selimi shpreh ngushëllime për vdekjen e prokurorit Krasniqi
Demokracia
20:17 | 03 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka shprehur ngushëllime lidhur me vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi ka vdekur pasditen e së mërkurës, siç është konfirmuar për Demokracia.com nga kryeprokuror i kësaj prokurorie, Blerim Isufaj, vdekja e Krasniqit po konsiderohet si vdekje natyrale, pasi që ai ishte duke luajtur futboll në momentin kur ka ndërruar jetë.

Lexo edhe: 

Vdes Enver Krasniqi, prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Pas vdekjes së prokurorit Enver Krasniqi, ka reaguar minsitri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe bashkëpunëtoret e prokurorit Krasniqi.

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë. Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”, shkruan Selimi.

Postimi i Selim Selimit, pa ndërhyrje:

Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë. Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/260301015704350

 

Të ngjashme