Lajme
Vdes Enver Krasniqi, prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Demokracia
19:58 | 03 Mars 2021

Share:

Pasditen e së mërkurës ka vdekur prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Rreth orës 17:00 të së mërkurës, ka vdekur prokurori Enver Krasniqi.

Këtë e ka konfirmuar për Demorkacia.com, Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Isufaj ka thënë se vdekja e tij po konsiderohet si e natyrshme pasi që ai ishte duke luajtur futboll në momentin kur ka ndërruar jetë.

“Po është e vërtetë që ka vdekur. Ne po e konsiderojmë si vdekje të natyrshme. Ka qenë duke luajtura futboll dhe për një moment veç kur ka rënë në tokë”, ka thënë shkurt Isufaj për Demorkacia.com.

Theksojmë se, prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare. /Demokracia.com/

Të ngjashme