Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka shkruar në rrjete sociale lidhur me zhvillimin ekonomik, çmimet dhe inflacioni.
Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se inflacioni në Kosovë është mbi 10% në muaji shkurt. Sipas tij, çmimet janë në trajektore rritëse.
“Inflacioni i parreshtuar në Kosovë mbi 10% në shkurt. Ndërsa pjesa tjetër e Evropës sheh zbutje të inflacionit, çmimet këtu ende shohin trajektore rritëse. Fatkeqësisht, Banka Botërore gjithashtu rishikoi në rënie në rritjen tonë ekonomike të pritshme për vitin 2023 nga 4.3 në 3.7%. Këta nuk janë tregues të mire”, ka shkruar Selimi.
Unrelenting inflation in Kosovo of over 10% in February. While rest of Europe sees softening of inflation, prices here still seeing upward trajectory. Unfortunately @WorldBank also revised downwards the expected our 2023 growth to from 4.3 to 3.7%. These are not good indicators. pic.twitter.com/kG2L1VlNs8
— Petrit Selimi (@Petrit) March 12, 2023