ShowBiz
Selena Gomez zyrtarizon lidhjen e re
Demokracia
13:32 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Selena Gomez po i kalon kritikat e fansave për lidhjen e saj të re duke ndarë një foto intime me të dashurin, Benny Blanco.

Këngëtarja “Heart Wants What It Wants” postoi në Instagram t një foto bardh e zi të producentit të famshëm të muzikës në krahët e saj, ndërsa ajo buzëqeshte.

Disa ditë më parë, ajo postoi një selfie duke treguar unazën e diamantit “B” që Blanco i kishte dhuruar asaj.

Artistja tronditi fansat kur konfirmoi lidhjen e saj me Blanco sepse ai ka punuar me ish-in e saj Justin Bieber prej vitesh.

Ajo e përshkroi muzikantin, si “gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë”.

“Ai është më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Fakt”, shkruan ajo në një përgjigje tjetër, përpara se të shtonte, “Ai më ka trajtuar më mirë se çdo qenie njerëzore në këtë planet”.

“Nëse nuk mund të më pranoni në kohën time më të lumtur, atëherë mos jini fare në jetën time”, u përgjigj Selena.

Dyshja kanë punuar së bashku në disa këngë që nga viti 2015, duke përfshirë “Same Old Love” dhe “Single Soon”.

Të ngjashme