Lajme
Selakoviq në KS të OKB-së sulmon Thaçin e Veselin, Gërvalla nuk i mbron
Demokracia
23:40 | 18 Tetor 2022

Share:

Në përfundim të seancës së sotme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, duke replikuar ndaj Gërvallës përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Selakoviq i tha Gërvallës se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë për “krime” kundër popullatës serbe, përcjell Demokracia.com.

“Kur flisni për krimet, mos harroni që të përmendi para këtij organi të nderuar, ku është ish-presidenti juaj, ku është Hashim Thaçi, ku është Kadri Veseli. Çfarë po bëjnë ata në Hagë. Nuk po besoj që ata po luajnë letra në Hagë”, deklaroi Selakoviq.

Pas kësaj reagoi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, por ajo nuk i mbrojti Thaçin e Veselin përballë pretendimit të kryediplomatit serb, por përmendi babanë e saj, veprimtarin Jusuf Gërvallën.

“Nuk dua t’ju mërzis me këto sulmet personale, por nuk munda ta kaloj këtë gjë. Z. Selakoviq nuk arrin të më thërras në mbiemër, që nuk është Schwarz, ky është i burrit tim. Mbiemri im është Gërvalla dhe ka një arsye pse Selakoviq nuk mund të më thërras sipas këtij mbiemri. Ky është mbiemri i babait tim të cilin Beogradi e ka dëbuar në Gjermani. Ka qenë shkrimtar, gazetar, muzikant dhe është vrarë nga shërbimi i sigurimit serb””, ka thënë Gërvalla. /Demorkacia.com/

Të ngjashme