Lajme
Selakoviq e luan “të urtin” në OKB: Serbia s’është e përfshirë në revoltën e serbëve të veriut
Demokracia
22:08 | 18 Tetor 2022

Share:

Shefi i diplomacisë serbe, Nikolla Selakoviq ka mbajtur fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai akuzoi Qeverinë e Kosovës se po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të rrezikshme, që sipas tij po e pengojnë pajtimin, shkruan lajmi.net.

“Muajt e fundit nuk kanë sjellë stabilitet në Kosovë dhe në raport nuk është paraqitur si duhet. Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës kanë shkaktuar diskriminim. Prishtina në mënyrë aktive po punon në pengesa administrative për të cilat ne nuk jemi pajtuar në dialog. Qasja e Prishtinës është problematike në shumë mënyre, dhe kjo e saboton jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në dhe palët tjera që janë të përfshira në dialog. Prishtina po vë zjarr mbi të gjitha, festat fetare duken si krim në Kosovë”, tha ai.

Për më tepër, Selakoviq harron se në Kosovë janë vrarë mbi 10 mijë shqiptarë civilë sipas shifrave zyrtare.

Ai tha se Kosova s’po tregon gatishmëri për gjetjen e përgjegjësve për “vrasjen e serbëve”.

“S’ka asnjë përgjegjës për 1 mijë serbët që janë vrarë nga viti 1999. Përfaqësuesit e Prishtinës po e injorojnë vuajtjet e serbëve që janë larguar nga shtëpitë e paraardhësve të tyre dhe janë mbi 200 mijë. Është e kundërta e asaj se çfarë Qeveritë e shpallura deklarojnë”, tha ai.

“Formati aktual i dialogut dhe anulimi i marrëveshjeve vetëm se s’ju pëlqen faktorit aktual, nuk është e pranueshme. Retorika e vrazhdë e Kosovës, janë destabilizuese. Hapat për targat janë një lloj integrimi i supozuar në shoqëri mirëpo s’ka pasur asnjë dakordësim. Prishtina po dështon të përmbush atë që është arritur dhe masat e imponuara ilustrohen më së miri se që nga koha kur është arritur kjo marrëveshje, vetëm dy vetura janë regjistruar me targa. Prishtina provokon reagimin e vazhdueshëm të serbëve, me vendime arbitrare”, tha ai.

Madje sipas Selakoviq, Serbia s’është pjesë “e protestave dhe revoltës së serbëve të veriut” që herën e fundit kur pati tensione përdorën edhe armë zjarri kundër policëve të Kosovës.

“Prishtina s’mund të konfiskojë pronën, dhe një prej shënjestrave është edhe Kisha Ortodokse Serbe”, tha ai.

Të ngjashme