Lajme
Sekuestrohen tri armë zjarri, në tri raste të ndryshme në rajonin e Prishtinës
Demokracia
20:10 | 20 Qershor 2023

Share:

Nga zyrtarët policor të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në tri raste dhe lokacione të ndryshme, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

“Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar”.

”Personi i dyshuar është L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.

“Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”.

 

Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Të ngjashme