Lajme
Sekuestrohen 30 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Prishtinë
Demokracia
15:00 | 04 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër riga me gjithsej 30 pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Shkabaj në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave, përcjell Demokracia.com.

“Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës,  me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale. Përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it,  si dhe zyrtarët doganor, për të  proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”.

Njoftimi i plotë:

Gjetja dhe sekuestrimi i aparateve për prodhimin e kriptovalutave

Prishtinë, 04 prill  2022 –   Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës,  me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale.

Përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it,  si dhe zyrtarët doganor, për të  proceduar më tej me rastin.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”./Demokracia.com/

Të ngjashme