Lajme
Seancë urgjente për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë
Demokracia
14:02 | 04 Tetor 2023

Share:

Gazment Bardhi, në Konferencën e Kryetarëve, ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

Bardhi tha se është urgjente të zhvillohet mocion me debat.

Kujtojmë se në Konferecën e Kryetarëve po disktohet mbi dy projektrezolutat, ajo e PD dhe e PS-së, për Kosovën.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”, tha Bardhi. Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente, ndërkohë Nikolla pranoi propozimin e Bardhit. Mësohet se seanca e posaçme do të mbahet më 12 tetor.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 tetor.

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën.

Si përfundim, seanca u vendos që senaca të mbahet në 12 tetor.

Të ngjashme