Lajme
“S’duhet të kemi frikë t’i kërkojmë të drejtat”, infermierët paralajmërojnë protestë
Demokracia
19:10 | 11 Shkurt 2024

Share:

Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë njoftuar se do të organizojnë një protestë në ditën e enjte në ora 12:00 për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me kushtet e punës dhe pagat. Ata planifikojnë të protestojnë para objektit të drejtorisë së SHSKUK-së.

Në mesazhin e tyre, ata kërkojnë drejtorinë e Infermierisë në QKUK, pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shëndetësor, respektivisht përfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave, pagesën e punës gjate vikendeve, pagesën e punës gjate festave, pagesën e rrezikshmërisë dhe pagesën e orëve shtesë.

Infermierët theksojnë se kërkojnë trajtim të barabartë dhe ndihmë në adresimin e këtyre çështjeve.

Të ngjashme