Lajme
Sapo mori shtetësinë, Adi Krasta konkurron për zëvendësdrejtor të RTK-së
Demokracia
20:49 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Moderatori i njohur shqiptar, Adi Krasta, i cili ditë më parë e mori shtetësinë e Kosovës me procedurë të përshpejtuar, ka konkurruar sot për t’u bërë zëvendësdrejtor i RTK-së.

Demokracia.com ka mësuar se Krasta ka aplikuar pak para orës 16:00 edhe zyrtarisht për t’u bërë zëvendësdrejtor të RTK-së.

Për një pozitë udhëheqëse në RTK ka filluar të lakohet edhe emri i Rilind Gërvallës, një militanti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Siç ka mësuar Demokracia.com, deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, që është edhe kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është duke ndikuar në përzgjedhjet e reja që po pritet të ndodhin në RTK. /Demokracia.com/

Të ngjashme