Sport
Sanchez tregon se Guardiola e telefonoi disa herë, por ishte Mourinho që e bindi
Demokracia
07:59 | 26 Mars 2023

Share:

Alexis Sanchez ishte në formë të shkëlqyer në vitin 2018, kur sulmuesi luante te Arsenali, ku kërkohej me insistim nga dy klubet, Manchester United dhe Manchester City.

Në fund kiliani zgjodhi të transferohej në “Old Trafford”, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Por karriera e tij mori teposhtën, pasi Sanchez nuk dhuroi asgjë te Manchester United dhe është i penduar edhe sot për faktin që nuk zgjodhi Manchester City që drejtohej nga Pep Guardiola.

“Isha afër Manchester Cityt, flisja çdo ditë me Pep Guardiolan. Ai më uroi edhe për ditëlindje, e ndjeja sikur të ishte babai im, njësoj siç ka qenë te Barcelona”.

“Por më pas, papritmas më telefonoi Mourinho, i cili më tha se më priste numri 7 te Manchester United…”.

“Nuk ishte çështje parash. Unë do të luaja në Ligën e Kampionëve dhe do të kisha veshur fanellën me numrin 7 që kishin veshur lojtarë si Cantona, Beckham dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë Sanchez.

Kiliani aktualisht luan te Marseille, duke u kthyer në një lojtar të rëndësishëm te klubi i madh francez.

Të ngjashme