Auto&Tech
Samsung mund të sjell një smartphone të ri
Demokracia
10:44 | 23 Korrik 2023

Share:

Samsung thuhet se është duke punuar në unazën e vet inteligjente, të quajtur Galaxy Ring.

Ka pasur raportime se Samsung është duke përgatitur një unazë inteligjente, e cila mund të quhet Unaza Galaxy.

Sipas një raporti nga Koreja e Jugut, kompania ka punësuar tashmë firmën japoneze Meiko për të prodhuar qarqet e printuara që do të fuqizojnë pajisjen e re.

Unazat Oura mund të zgjasin rreth një javë me një karikim të vetëm, duke përdorur lidhjen Bluetooth për gjurmim nëpërmjet pajisjeve Android ose iPhone.

Sugjerohet që pozicionimi i unazës, si dhe kontakti i saj me lëkurën, mund të ofrojnë informacion më të mirë për monitorimin e parametrave të shëndetit dhe fitnesit.

Samsung tashmë ka një numër sensorësh dhe veçori të ngjashme të monitorimit të shëndetit në pajisjet e veta Galaxy Watch. Galaxy Ring mund të ketë mbështetje për sensorët EKG dhe PPG, por pak detaje dihen për momentin.

Edhe emri i pajisjes nuk është i garantuar, pasi përveç Galaxy Ring, Samsung ka mbrojtur edhe emrat Galaxy One, Galaxy Pulse dhe Galaxy Rhythm.

Të ngjashme