OpEd
Samiti i NATO-s, Zelensky mori më pak se sa priste
Demokracia
08:26 | 15 Korrik 2023

Share:

Nga Christian Edwards

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndoqi strategjinë e tij klasike në samitin e NATO-s të martën dhe të mërkurën. Ai u shfaq agresiv, i shtyu aleatët e tij përtej zonave të tyre të rehatisë dhe u kthye në shtëpi me më pak se sa kishte thënë se donte të arrinte, por më shumë se sa dukej e mundur disa muaj më parë.

Në Vilnius, Zelenskiy u la pak hapësirë ​​udhëheqësve të NATO-s për të refuzuar kërkesën e tij për t’i dhënë Ukrainës një rrugë të qartë për t’u bashkuar me aleancën.

Por ai mori garanci për mbështetje të palëkundur, angazhime të reja për ndihmë ushtarake dhe një kornizë garancish sigurie kundër Rusisë, dëshmi se sa afër është Ukraina me Aleancën Atlantike, raporton abcnews.al.

Presidenti ukrainas u shfaq i zemëruar dhe konfrontues të martën, ditën e parë të samitit, duke thënë se do të ishte “absurde” nëse Kievit nuk do t’i jepej një afat kohor për anëtarësimin në NATO.

Udhëheqësit e Aleancës u detyruan ta bëjnë të qartë: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO për sa kohë është në luftë sepse diçka e tillë do të nënkuptonte se vetë aleanca do të përfshihej në luftë me Rusinë.

“Kushtet” duhet të plotësohen, theksuan ata, megjithëse askush nuk specifikoi se cilat ishin ato.

Në fund të seancës dhe pas takimeve ballë për ballë me krerët e NATO-s, përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden, Zelensky e uli tonet, duke e quajtur rezultatin “të mirë”, por jo “ideal”.

“Është shumë e rëndësishme: për herë të parë pas pavarësisë sonë, ne morëm një bazë sigurie për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s”, theksoi presidenti ukrainas.

Që në shtator, ndërsa Zelensky po bënte thirrje për një proces të shpejtë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe po përpiqej që Kievi të merrte një ftesë të qartë për të filluar procesin e anëtarësimit, ai në thelb po e pranonte se diçka e tillë nuk do të ndodhte për sa kohë që lufta do të zgjaste.

Të mërkurën pati disa shenja pozitive nga ukrainasit se marrëveshja e arritur nga NATO ishte më e mira që mund të prisnin. Këshilltari i Zelenksy, Mykhailo Podoliak, në një intervistë me Reuters nga Kievi, tha se ishte “optimist” për rezultatin e seancës, raporton abcnews.al.

“Kjo është mbështetja e parë afatgjatë që Ukraina merr nga pikëpamja ushtarake. Këto paketa ndihme nuk janë vetëm për sot, por edhe për vitet në vijim”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Olha Stefanyshina tha se Kievi ka bërë një rrugë të gjatë që nga samiti i vitit 2008 në Bukuresht, kur NATO tregoi se në një moment Ukraina do të ishte në gjendje të bashkohej me Aleancën, por pa i dhënë asaj ndonjë plan specifik për këtë drejtim.

Por ambivalenca për të ardhmen e Ukrainës e lë atë të pambrojtur.

“Fatkeqësisht, samiti i Vilniusit nuk i dha fund epokës së pasigurisë, e cila është me rëndësi vendimtare për sigurinë tonë të përgjithshme, ne mund të fitojmë më shumë.

Duhet të fitojmë më shumë”, nënvizoi Stefanisina.

Nga ana e tij, Andrii Zagorodniuk, ministri i mbrojtjes i Ukrainës 2019-2020, tha se vendi i tij nuk e priste me të vërtetë të anëtarësohej në NATO tani, madje as një afat kohor për t’u anëtarësuar, por shpresonte të merrte diçka që “do të ishte krijimi i një rrugë për tu bërë pjesë e NATO-s, por kjo nuk ndodhi.

Në thelb Ukraina duhet të plotësojë disa kushte. Është plotësisht e paqartë se cilat kushte. Kur, çfarë?

Megjithatë, ai vlerësoi se takimi ishte shumë pozitiv për Ukrainën, duke iu referuar njoftimeve të bëra në margjinat, mbështetjes së palëkundur të vendeve të NATO-s për Kievin, siç shprehet në njoftimin përfundimtar, dhe deklaratës se Aleanca popërballet me Ukrainën si anëtare e ardhshme.

Njoftimet për furnizimin e më shumë armëve gjithashtu do të rrisin moralin e trupave ukrainase.

Të ngjashme