Lifestyle
Sa kohë pas ndërprerjes së ushtrimeve i duhet trupit ‘për të humbur formën’
Demokracia
18:18 | 01 Qershor 2021

Share:

Të jesh në formë nuk është e lehtë. Për më tepër, rezulton se ne e “humbim” trupin/shëndetin që fitojmë, shumë më shpejt sesa na u desh që të jemi në formë.

Për të kuptuar se si trupi nuk është më në formë, së pari duhet të kuptojmë se si e fitojmë “formën e mirë trupore”.

Çelësi për t’u bërë më i aftë, si në gjendjen kardiovaskulare dhe në forcën muskulore, është të tejkaloni “ngarkesën e zakonshme”. Kjo do të thotë të bëni më shumë nga sa është mësuar trupi. “Stresi” që kjo sjell në trup, bën të përshtateni më shpejt dhe të bëheni më tolerantë, duke çuar në nivele më të larta të fitnesit.

Koha që duhet për t’u përshtatur varet nga një numër faktorësh, duke përfshirë nivelet e vështirësisë, moshën, ambientin apo se sa shumë po punoni. Ju mund të fitoni forcë muskujsh në më pak se dy javë, por ndryshimet në madhësinë e muskujve nuk do të shihen për 8-12 javë.

Se sa shpejt e humbasim aftësinë fizike kur ndërpresim stërvitjen, varet gjithashtu nga shumë faktorë – përfshirë llojin e stërvitjes.

Si shembull, le të shohim një atlet, i cili është në gjendje të mirë sportive dhe mund të vrapojë në një maratonë në 2 orë e 30 minuta. Ky person kalon pesë deri në gjashtë ditë në javë duke u stërvitur, duke vrapuar gjithsej 90 kilometra. Ai gjithashtu ka kaluar 15 vitet e fundit duke zhvilluar këtë nivel të fitnesit. Tani le të themi që ai e ndërpret stërvitjen plotësisht. Për shkak se trupi nuk ka më streset e stërvitjes duke e detyruar atë të qëndrojë në formë, atleti do të fillojë të humbasë “aftësitë” brenda disa javësh.

Kur bëhet fjalë për forcën (për shembull: stërvitje me pesha), provat tregojnë se tek një person mesatar, 12 javë pa stërvitje shkakton një rënie të ndjeshme të asaj që është fituar. Fatmirësisht, hulumtimet tregojnë se ju mbani disa nga forcat që keni fituar para se të ndërprisni stërvitjen. Ajo që është intriguese është se pavarësisht rënies së konsiderueshme të forcës, ekziston vetëm një rënie minimale në madhësinë e fibrave muskulore.

Arsyeja për të humbur forcën e muskujve kryesisht ka të bëjë me faktin se nuk po i vendosim më muskujt nën stres. Pra, kur nuk po i punojmë më fort muskujt tanë, ata bëhen “dembelë”, duke çuar në uljen e numrit të fibrave muskulore. Numri i fibrave muskulorë të përdorura gjatë stërvitjes zvogëlohet me rreth 13% pas vetëm dy javësh pa trajnim – megjithëse kjo duket se nuk shoqërohet me një rënie të forcës muskulore. Kjo nënkupton që humbjet e vërejtura gjatë periudhave më të gjata të “stërvitjes” janë një kombinim i kësaj rënieje fillestare të numrit të fibrave muskulore që ne përdorim, por edhe rënies më të ngadaltë të masës muskulore.

Megjithatë, edhe pas gjithë përpjekjeve për të qenë në formë, ne fillojmë të humbasim aftësinë dhe forcën kardiovaskulare brenda 48 orësh nga ndalimi i stërvitjes, por nuk i ndjejmë këto efekte për të paktën 2-3 javë për stërvitje kardiovaskulare dhe 6-10 javë për stërvitje force. Çmimi që paguhet për mungesën e aktivitetit fizik është i ngjashëm si për burrat, edhe për gratë, madje edhe për atletër më të vjetësh. Sidoqoftë, sa më në formë të jeni, aq më ngadalë do humbisni ato që keni fituar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024