Lifestyle
Sa kalori humbim kur pastrojmë kuzhinën?
Demokracia
17:25 | 23 Qershor 2023

Share:

Të mbash një kuzhinë të pastër duket si një punë me kohë të plotë, dhimbje koke, por është edhe një stërvitje e mirë. Kjo e fundit është shumë e vërtetë, ndonëse mund të mos t’ju kishte shkuar në mendje.

Një kompani private e shërbimit të pastrimit mati kaloritë e djegura nga 10 punonjës të saj gjatë pastrimit të 5 shtëpive dhe më pas analizoi përqindjen e kalorive që humbën duke pastruar secilën dhomë. Sigurisht, çdo person djeg kalori ndryshe, por ata zbuluan një të përbashkët: pastruesit shpenzonin më shumë kohë duke pastruar në kuzhinë dhe për rrjedhojë më shumë kalori të humbura.

Konkretisht, mësohet se ato kanë humbur mesatarisht 276 kalori vetëm duke pastruar kuzhinën.

Kështu që lajmi është i mirë. Herën tjetër që nuk do të keni dëshirë të pastroni kuzhinën tuaj, mendoni se po ushtroheni fizikisht dhe për kaloritë që do të humbisni pa e kuptuar fare!

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024
Lifestyle • 27 Prill 2024
Lifestyle • 26 Prill 2024